Dinamo “kërcënon” letonezët: S’ka përfunduar, ne besojmë

0%

Dinamo është përpara një prej ndeshjeve më të rëndësishme të aventurës së saj europiane. Të enjten në “Elbasan Arena”, skuadra e Ilir Dajës do të kërkojë të përmbysë humbjen 0-1 ndaj Audës dhe të sigurojë kualifikimin në fazën “play off” të Ligës së Konferencës. Humbja në transfertë e lë gjithçka të hapur, ndërsa Dinamo ka tashmë përpara 90 minuta për të ndryshuar fatin e këtij çifti.

Klubi ka përcjellë edhe një mesazh për tifozët përmes një videoje në rrjetet sociale, ku janë përmbledhur tetë golat e shënuar deri tani në aventurën europiane. “8 golat që na sollën deri këtu. Por, ende asgjë nuk ka përfunduar. Edhe një natë. Edhe një betejë tjetër. Ne besojmë”, shkruan klubi. Dinamo ka një arsye konkrete për të besuar te përmbysja.

Në dy turet e mëparshme, skuadra nuk fitoi ndeshjen e parë, por reagoi fuqishëm në kthim. Pas humbjes 0-1 ndaj Astanas, fitoi 4- 1 në Kazakistan, ndërsa pas barazimit 1-1 me Aluminij në Slloveni, triumfoi 3-0 në “Elbasan Arena”. Edhe statistikat e ndeshjes së parë me Audën tregojnë se Dinamo kishte mundësi për të marrë rezultat më të mirë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Skuadra shqiptare pati 63 për qind të zotërimit të topit, 21 gjuajtje dhe shtatë në kuadrat, por nuk arriti të shënonte. Tashmë diferenca është vetëm një gol dhe Dinamo do të ketë mbështetjen e tifozëve në shtëpi. Pas dy përmbysjeve në fazat e mëparshme, skuadra e Dajës kërkon një tjetër reagim për të vazhduar rrugëtimin europian.

Burimi: Bota Sot