Klubi i Sorrentos në Serinë C, ka bërë sot zyrtar transferimin në radhët e tij të sulmuesit italo-argjentinas Alesandro Bolzan. Ky i fundit në sezonin e kaluar ishte pjesë e Flamurtarit, duke qenë me vlonjatët në vitin e kthimit në Superiore, për fat të keq pa i ndihmuar dot që të qëndronin në elitë edhe pse shënoi 5 gola.
“Sorrento njofton se ka siguruar me transferim përfundimtar shërbimet e Alesandro Bolzan nga Flamurtari, duke filluar nga sezoni 2026/2027. Bolzan lindi në Montevarki më dhe u zhvillua përmes akademive të të rinjve të Romës dhe Kaljarit (13 gola në 48 ndeshje për sardët në kampionatin Primavera 1).
Sezonin e kaluar, ai luajti në kategorinë më të lartë shqiptare me Flamurtarin, duke shënuar 5 gola në 22 paraqitje në Kategorinë Superiore”, shkruhej në njoftimin e Sorrentos që zyrtarizonte sulmuesin.
