Vushtrria është rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës dhe synojnë që të nisin sa më mirë edicionin e ri 2026-2027. Kryetrajneri i ri Besnik Kollari po e kompleton ekipin. Vushtrria është përforcuar me futbollistët Kreshnik Bahtiri dhe Auron Hamiti.
“FC Vushtrria po kompleton skuadrën për sezonin 2026/27 edhe me dy përforcime të reja Klubi ka arritur marrëveshje me Kreshnik Bahtirin dhe Auron Hamitin, të cilët do të jenë pjesë e Vushtrrisë në sezonin e ri. Bahtiri, i cili së fundmi ishte pjesë e Feronikelit 74, më herët ka luajtur edhe për Prishtinën e Re, Ulpianën, Malishevën, Kukësin dhe Arbërinë.
Përvoja e tij pritet t’i japë skuadrës vushtrriase më shumë siguri dhe alternativë në formacion. Ndërkohë, pjesë e Vushtrrisë do të jetë edhe mesfushori Auron Hamiti. 26-vjeçari së fundmi ishte pjesë e KF Drenicës, ndërsa më herët ka mbrojtur ngjyrat e Arbërisë dhe Vjosës. Me këto dy afrime, FC Vushtrria vazhdon punën për ndërtimin e një skuadre sa më konkurruese për sezonin 2026/27.
Por, përforcimet nuk përfundojnë me kaq. FC Vushtrria nesër do të prezantojë edhe emra të tjerë, ndër ta edhe disa përforcime shumë të rëndësishme për klubin dhe objektivat e sezonit të ri”, njoftuar FC Vushtrria.
