Golluboviq e Dobratiqi largohen nga Ballkani

0%

Portieri Adnan Golluboviq dhe futbollisti Lorik Dobratiqi janë larguar nga Ballkani i Therandës. Lajmi nga konfirmohet nga therandasit. “FC Ballkani dhe portieri Adnan Golluboviq kanë mbyllur bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme. Gjithashtu, FC Ballkani dhe Lorik Dobratiqi kanë përfunduar bashkëpunimin.

Klubi i falënderon Adnanin dhe Lorikun për angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë periudhës së kaluar te Ballkani, duke u uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës. Ndërkohë, Elmando Gjini do të vijojë karrierën si i huazuar te AF Elbasani. Klubi i uron Elmandos shumë suksese në këtë eksperiencë të re”, ka bërë të ditur FC Ballkani.

Burimi: Bota Sot