NATO: Po punojmë në optimizimin e KFOR-it duke u bazuar në

0%

Shpërndaje në: NATO po punon për të siguruar optimizimin e misionit paqeruajtës në Kosovë, KFOR, duke u bazuar në përmirësimin e situatës së sigurisë. Kështu ka shkruar në platformën “X” zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart.

Ky njoftim vjen vetëm dy ditë pasi që KFOR-i njoftoi për fillimin e tërheqjes graduale nga prania e përhershme te Ura e Ibrit e po ashtu për integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurimin e Manastirit të Deçanit.

“NATO po punon për të siguruar që misioni ynë paqeruajtës në Kosovë, @NATO_KFOR, të jetë i optimizuar për mjedisin aktual, duke pasur parasysh përmirësimet në situatën e sigurisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nën udhëheqjen e qëndrueshme të komandantit të KFOR-it, gjeneralmajorit Ozkan Ulutash, kemi filluar të përshtatim qëndrimin tonë, në koordinim të ngushtë me të gjitha autoritetet dhe palët përkatëse”, ka shkruar Hart në platformën “X”. Ajo ka thënë se procesi bazohet në kushtet në terren dhe mund të përmbyset.

“NATO është e përkushtuar për paqen e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal për përfitim të të gjitha komuniteteve”, ka shkruar Hart. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ulutash u takua të martën me krerët e Listës Serbe.

Sipas njoftimit të KFOR-it u theksua se procesi i optimizimit ka nisur si rezultat i përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovës dhe se procesi do të zhvillohet gradualisht. Edhe Arbëri Si do të jetojmë me një kufi evropian kur të shkojmë në Ulqin?

Ulutash tha se mund të kthehet mbrapsht nëse justifikohet nga zhvillimet përkatëse që mund të ndikojnë në sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. #NATO is working to ensure that our peacekeeping mission in Kosovo, @NATO_KFOR , is optimized for the current environment, given improvements to the security situation Under the steady leadership of KFOR Commander Major General Özkan Ulutaş, we have begun to adjust our posture,… — NATO Spokesperson (@NATOpress) August 12, 2026

Burimi: Koha