Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në Reznik të Vushtrrisë, ku

0%

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.S. për krime luftë kundër popullatës civile në territorin e komunës së Vushtrrisë. Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, më në Reznik të Vushtrrisë i akuzuari me pjesëtarë tjerë të forcave serbe, kanë marrë pjesë në vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri S.S., më në fshatin Reznik të Vushtrrisë, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe dhe me tashmë të dënuarin nga Gjykata Themelore në Prishtinë S.T., mori pjesë në vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë”- thuhet në njoftimin e PSRK-së të datës .

Në njoftim thuhet se në rastin ku po akuzohet S.S., për këtë rast është dënuar në shkallë të parë S.T. për krime lufte kundër popullatës civile. Sipas njoftimit të PSRK-së, disa viktima janë djegur për së gjalli, kurse disa të tjerë pasi ishin vrarë. Tutje, në njoftim thuhet se i akuzuari është në paraburgim dhe rasti është dërguar për trajtim në gjykatë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo