Mesfushori defensiv, Gentrit Salihu ka habitur jo pak me prezantimin te ekipi i Dukagjinit në Superligën e Kosovës. Edhe pse 23-vjeçari bëri bujë me kalimin nga Besa e Pejës drejt Porto U19 në verën e vitit 2021, nuk ia doli të lërë “gjurmë” te akademia e gjigantit portugez.
Eksperienca e fundit profesionale për Salihun ishte me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci, por e mbyllur pas 6 muajsh pa sukses. “Klubi ynë ka arritur marrëveshje me mesfushorin Gentrit Salihu, i cili rikthehet në familjen e Dukagjinit pas eksperiencave të tij në futbollin kosovar dhe jashtë vendit. Salihu, i lindur më , është mesfushor qendror/defensiv, 23-vjeçar dhe me gjatësi 1.83 m.
Ai është zhvilluar te Besa e Pejës, ndërsa gjatë karrierës ka qenë pjesë e FC Porto U19, Dukagjinit dhe Prishtinës. Në verën e vitit 2024, iu bashkua Prishtinës, ndërsa në janar 2026, kaloi te NK Lokomotiva Zagreb, ku luajti në elitën e futbollit kroat.
Tashmë, Gentriti rikthehet aty ku e njeh mirë ambientin dhe fanelën, te Dukagjini, me synimin për të dhënë kontributin e tij në mesfushë dhe për të ndihmuar klubin në objektivat e sezonit të ri. Mirë se u ktheve në shtëpi, Gentrit” , postimi i klubit të Dukagjinit.
