Ronaldinho pritet të përfshihet në një projekt të ri sportiv, këtë herë larg futbollit, me synimin për të ndihmuar në shpëtimin e klubit të basketbollit AS Monaco. Sipas raportimeve, ish-ylli brazilian ka paraqitur një ofertë zyrtare së bashku me fondin nga Andorra, Clayton Sport, propozim që i është përcjellë drejtorit ekzekutiv të Monacos, Oleksiy Yefimov.
Clayton Sport është gati të shlyejë borxhin prej 2.5 milionë eurosh që AS Monaco ka ndaj EuroLeague, si dhe të ofrojë një garanci bankare prej 5 milionë eurosh, të kërkuar nga organet e kontrollit të Federatës Franceze të Basketbollit. Projekti parashikon që Ronaldinho të bëhet aksionar dhe njëkohësisht figurë promovuese e klubit.
Sipas planit, investimi do të zgjasë nga tre deri në pesë vjet, ndërsa shuma totale e parashikuar arrin në rreth 10 milionë euro për sezon. AS Monaco po përballet me probleme financiare që kanë çuar në përjashtimin e klubit nga kampionatet profesioniste, ndërsa oferta e re synon ta rikthejë atë në normalitet financiar dhe sportiv. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!