Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar më datë se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave, të dyshuar për veprat penale “Vrasja në tentativë”, “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuarit janë O.A., D.A., A.A. dhe A.N., ndërsa ngjarja ka ndodhur më , rreth orës , në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, në afërsi të kafiterive “D…..” dhe “0….”. Prokuroria theksoi se ekziston dyshimi se i dyshuari, O.A., pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes pronarëve të dy kafiterive, ka tentuar që ta privoj nga jeta të dëmtuarin Sh.A.
Sipas dyshimit të Prokurorisë, pas ofendimeve ka filluar një përleshje ku O.A., e ka goditur të dëmtuarin Sh.A., tri herë në pjesën e qafës me një mjet të mprehtë, të përshkruar në njoftim si kaçavidë. Për shkak të lëndimeve, Prokuroria sqaroi se viktima Sh.A., ka marrë trajtim fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas në QKUK në Prishtinë.
O.A. dyshohet gjithashtu se në të njëjtin vend dhe kohë ka sulmuar fizikisht edhe të dëmtuarin A.N., duke e goditur me kaçavidë në krahun e majtë dhe në pjesën e majtë të kokës. Sipas Prokurorisë, ky i fundit ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Për këto dy raste, ndaj të dyshuarit O.A., janë iniciuar veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.
Ndërkohë, D.A., A.A. dhe A.N. dyshohen për pjesëmarrje në rrahje. Sipas Prokurorisë, ata janë përfshirë në përleshje dhe kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, ndërsa rrahja ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor të viktimës Sh.A. Lidhur me këto, Prokuroria njoftoi se nga data të dyshuarit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh, me vendim të Prokurorit të Shtetit.
