Unaza e fejesës së Georgina Rodríguez, partneres së Cristiano Ronaldos, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, sidomos për shkak të vlerës marramendëse. Ekspertët e bizhuterive kanë dhënë vlerësime të ndryshme për çmimin e saj, nga rreth 1.7 milionë euro deri në mbi 8.6 milionë euro , varësisht nga madhësia, pastërtia, ngjyra dhe prerja e diamantit.
Një vlerësim i Forbes dhe Heritage Auctions e vendos unazën në rreth 2.6 milionë euro , ndërsa vlerësime të tjera e çojnë atë deri në 4.3 milionë euro . Diamanti qendror, me prerje ovale, është vlerësuar nga disa ekspertë në mbi 25 karatë , ndërsa një prej vlerësimeve më të larta e çon madhësinë deri në 50 karatë .
Megjithatë, çmimi dhe madhësia e saktë e diamantit nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
