Fadil Muriqi pranë Bobanit në spitalin e Prishtinës, një ngjarje që

0%

Fadil Muriqi pranë Bobanit në spitalin e Prishtinës, një ngjarje që nuk harrohet e vitit 1984 Edhe sot kujtohet data e 28 marsit (ditë e mërkurë) të vitit 1984 në stadiumin e Prishtinës. Në minutën e parë, Fadil Muriqi ia theu këmbën futbollistit të Sarajevës, Boban Bozhoviqit. Kjo ndodhi gjatë një starti! Të gjithë u habitën, starti ishte pa qëllim, por futbolli është i tillë.

Prishtina fitoi ndeshjen me rezultat 4:0 ndaj Sarajevës, ku ishin të pranishëm mbi 30 mijë shikues. Pas kësaj jave (java e 24-të) Prishtina renditej në vend të 10-të me 24 pikë dhe Sarajeva në të 12-tin me 22 sosh. Fadil Muriqi me të vëllanë (Xhevdetin), i takuam pranë krevatit të Bobanit: “Jam shumë i prekur. Po ç’ti bësh, ishte pa qëllim e kjo mund t’i ndodh gjithkujt.

Mua në dy vjetët e fundit nuk më ka ndodhur të marr as karton të verdhë, por qe… Sporti i ka edhe lëndimet”, ka thënë Fadil Muriqi për “Rilindjen e datës 29 mars të vitit 1984, “Ç’ti bësh, në sport ndodhë edhe kjo, sidomos në futboll, që është lojë burrash”, kishte thënë Bobani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot