60 mijë metra rrjeta ilegale, ngritet alarm për lumenjtë dhe liqenet

0%

Gjendja e lumenjve dhe liqeneve në Kosovë po alarmon peshkatarët. Për Radio Dukagjinin, kryetari i Federatës së Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë, Milaim Vitia, tha se vetëm nga aksionet e Federatës janë konfiskuar rreth 60 mijë metra rrjeta ilegale.

Vitia theksoi se peshkimi ilegal dhe ndotja po rrezikojnë seriozisht faunën ujore, ndërsa bëri të ditur se janë dorëzuar edhe rreth 400 kallëzime penale në organet kompetente. Federata kërkon më shumë kontrolle dhe zbatim të ligjit për mbrojtjen e lumenjve, liqeneve dhe pasurive ujore.

Burimi: Telegrafi