​Deliu-Kodra: PDK-ja do të jetë përditë në Kuvend, s’do t’i ndalim

0%

Deliu-Kodra në sallën e Kuvendit të Kosovës tha se nuk mund të ketë normalitet në shtetin e Kosovës nga ata të cilët, siç u shpreh ajo, ndonëse i obligon rregullorja, Kushtetuta dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk e bëjnë atë që sot është domosdoshmëri, konstituimi i kuvendit.

“Po e them, PDK-ja do të jetë përditë në kuvend, do të jemi edhe sot brenda kuvendit për të bërë thirrje dhe po i bëjmë thirrje kryesuesit të seancës plenare që ta thërras seancën plenare siç e obligon rregullorja e punës së kuvendit. Kushtetuta e Kosovës është bërë me mund, gjak e sakrificë.

Është cenuar themeli i shtetit dhe PDK-ja përsërit thirrjen e kthimit të rendit kushtetues që sot është domosdoshmëria kryesore. Nuk do t’i ndalim veprimet demokratike, institucionale, ligjore që duhet t’i ketë një përfaqësues i zgjedhur i qytetarëve të Kosovës për ta kthyer këtë vend në normalitet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Thirrja jonë është që të kthehet rendi kushtetues dhe t’i kthehemi punimeve të kuvendit”, tha ajo. Tutje, Deliu-Kodra paralajmëroi se Partia Demokratike e Kosovës do të ndërmarrë edhe veprime të tjera për ta ruajtur rendin kushtetues. “Asgjë sot më të rëndësishëm nuk ka sesa kthimi i rendit kushtetues.

Po e mbyllim këtu sot, por do të vazhdojmë të jemi në Kuvendin e Kosovës dhe nuk do t’i ndalim veprimet tona politike, institucionale, demokratike por edhe veprime të tjera për ta ruajtur rendin kushtetues”, tha ajo, raporton KosovaPress. Gjatë ditës, deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të thirret vazhdimi i seancës konstituive.

Gjatë kësaj kohe pati disa raste ku pati shtyrje fizike në mes deputetëve të partive ish-opozitare dhe të Lëvizjes Vetëvendosje. /KP

Burimi: Telegrafi