Tahiri: Neve mandatin na e ka dhënë populli, nuk na e ka dhënë Albin

0%

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë mbajtur një konferencë për media në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku kanë folur për situatën e krijuar politike dhe procesin e konstituimit të Kuvendit. Në konferencë është deklaruar deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, i cili ka kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar atë si “organizatë baliteske”.

Tahiri ka thënë se mosrespektimi i Kushtetutës nga institucionet mund të krijojë një precedent edhe për qytetarët dhe bizneset. “Tash është kriju si shembull që realisht nëse ‘organizata baliteske’ nuk e respekton Kushtetutën atëherë pse një biznes privat atje duhet me pagu tatimin, ky po e shkel Kushtetutën, pse ai mos me shkel ligjin?

Pra është më shumë se alarmante më shumë se shqetësuese”, tha ai. Tahiri ka theksuar se mandati i deputetëve buron nga vota e qytetarëve dhe se, sipas tij, askush nuk mund t’ua marrë atë. “Neve mandatin na e ka dhënë populli, nuk na e ka dhënë Albin Kurti dhe nuk mund të na i marrë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me qëllim që ta mbrojmë kushtetushmërinë, me qëllimin që ta funksionalizojmë Kuvendin, përkundër kërkesës sonë nuk është thirrur vazhdimi i seancës andaj ne kemi vepruar drejtë dhe kemi ardhur këtu ku e kemi mandatin në mënyrë që ta përcjellim si qëndrimin tonë. Ne do të vazhdojmë me qëndrime dhe aktivitete tona politike.

Nëse shteren mundësitë brenda Kuvendit, do të jenë hapat tonë tjerë të guximshëm për ta mbrojtur shtetin”, ka thënë Tahiri. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com