Rexhail Bajrami shpallet golashënuesi më i mirë i turneut “Euromilk”

0%

Pas Iber Cup në Barcelonë, ku kishte shkëlqyer me lojëra të bukuara dhe gola të shumtë, talenti i futbollit nga Kumanova, Rexhail Bajrami, vazhdoi me paraqitjet e tija fantastike edhe në turneun katërditor “Euromilk” në Shkup, në të cilin morën pjesë skuadra nga mbarë vendi me futbollistë deri në moshën 15-vjeçare.

Bajrami, i cili është pjesë e skuadrës Euro-Sport nga Kumanova, nën drejtimin e trajnerit profesor, Avni Nuhiu, ishte i pandalshëm edhe në këtë turne, duke shënuar plot 17 gola, dhe duke u kurorëzuar si golashënuesi më i mirë i turneut. Pas këtij suksesi, babai i tij, Mesut Bajrami, ka shprehur krenarinë për djalin: “Urime dhe shumë suksese, djali im!

Të priftë e mbara në këtë rrugëtim dhe qofsh gjithmonë krenaria jonë!” Mbajeni mend këtë emër, Rexhail Bajrami, djaloshi që premton shumë për të ardhmen e futbollit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot