Besar Guxhufi prezantohet te Tikveshi

0%

Besar Guxhufi prezantohet te Tikveshi, talenti shqiptar gati për një kapitull të ri!! Besar Guxhufi është prezantuar zyrtarisht te GFK Tikvesh, duke nisur një sfidë të re në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar, i cili më herët ka luajtur për Vardarin, Bellasicën, Shkupin dhe Partizanin, ndërsa ka qenë pjesë edhe e akademisë së Besiktasit, tashmë do të veshë fanellën kuqebardhë.

Tikveshi pret shumë nga talenti i ri, i cili synon të rikthehet fuqishëm dhe të tregojë potencialin e tij në Kavadar. Një kapitull i ri për Besar Guxhufin.

Burimi: Bota Sot