Nga 3 shtatori, Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili/ BE

0%

Nga 3 shtatori, Shqipëria do të ndërpresë importin e mishit nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sinjalizuar Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për ndryshimet e reja të Bashkimit Europian lidhur me importin e mishit nga Brazili, duke kërkuar marrjen e masave për vijimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar pas datës .

Sipas AKU-së, Bashkimi Europian, përmes Rregullores Zbatuese, ka ndryshuar listën e vendeve të autorizuara për eksport, në kuadër të kufizimeve për përdorimin e disa produkteve medicinale antimikrobike.

Si pasojë e këtij ndryshimi, Brazili është hequr nga lista e vendeve të treta ose rajoneve të tyre të autorizuara për hyrjen në BE të dërgesave të disa kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore të destinuara për konsum njerëzor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në përgjigjen drejtuar AKU-së, Ministria e Bujqësisë vlerëson se ndryshimet e miratuara nga BE-ja reflektohen drejtpërdrejt në zbatimin e urdhrit shqiptar, pasi ky i fundit e kushtëzon importin me miratimin nga BE-ja të zonave dhe stabilimenteve të prodhimit.

Ministria e Bujqësisë i kërkon AKU-së të njoftojë bizneset për ndërprerjen e importit të mishit nga Brazili, në përputhje me ndryshimet e reja që hyjnë në fuqi më .

Burimi: Bota Sot