Rabio piketohet në rolin e numrit 10 te Milani

0%

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, po mendon ta përdorë Adrien Rabiot si trekuartist (numër 10) në skemën 3-4-2-1, duke rikthyer një rol që francezi e kishte provuar me sukses te Marseja nën drejtimin e Roberto De Zerbit. Rabiot do të rikthehet në Milanelo vetëm të dielën, por tekniku portugez tashmë po studion mënyrën më të mirë për ta shfrytëzuar.Më .

Ndërsa Amorim festonte fitoren e tij të parë në Premier League me Mançester Junajtid, Rabiot po luante për herë të parë si trekuartist në skemën 3-4-2-1 të De Zerbit te Marseja. Në fi toren 2-1 ndaj Monako, francezi nisi një aventurë të re taktike që rezultoi mjaft efi – kase. Në 22 ndeshje të nisura nga minuta e parë në rolin pas sulmuesit, Rabiot shënoi 8 gola dhe dha 5 asistime.

Shifra që tregojnë se mesfushori mund të jetë një faktor i rëndësishëm edhe në zonat më të avancuara të fushës. Dhe pikërisht këtë ide dëshiron të rikthejë Amorim te Milani. Merkatoja e kuqezinjve ende nuk ka sjellë lojtarin ofensiv me këmbën e majtë që kërkon Amorim. Emri i Karetsas ishte një prej profi leve të preferuara të trajnerit portugez, por greku zgjodhi Dortmundin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në këto kushte, Rabiot mund të bëhet zgjidhja e brendshme. Francezi është një lojtar krejt ndryshe nga Karetsas, por Amorim vlerëson inteligjencën taktike, teknikën dhe forcën fi zike të tij. Për më tepër, prania e tij në trekuart mund t’i japë skuadrës edhe ekuilibrin e nevojshëm, sidomos nëse në krahun e djathtë vazhdon të përdoret një lojtar ofensiv si Çukvueze.

Problemi mbetet mesfusha, pasi një partner për Modriçin duhet të gjendet. Megjithatë, me Jasharin, Riçin, Komoton dhe Musah në dispozicion, Milani do të kishte alternativa të mjaftueshme, sidomos nëse Fofana largohet. Përveç aspektit taktik, Amorim do të duhet të rikthejë edhe motivimin e Rabiotit pas një periudhe zhgënjimesh.

Fillimisht erdhi moskualifi kimi i Milanit në Champions League, më pas shkarkimi i Masimiliano Alegrit, një trajner me të cilin francezi kishte krijuar një raport të veçantë, dhe në fund zhgënjimi i Francës në Kupën e Botës. Megjithatë, Milani dhe Amorim nuk e kanë vënë kurrë në diskutim qëndrimin e Rabiotit apo rëndësinë e tij në projektin e ri.

Në takimet para nisjes së sezonit, drejtuesit kuqezi pritet t’ia konfirmojnë edhe një herë këtë rol. Ndërkohë, kalimi në një pozicion më ofensiv mund të jetë pikërisht stimuli që i nevojitet francezit për të rilindur. Milani ka dështuar të sigurojë Champions League në dy sezone radhazi, ndërsa Rabiot nuk luan në kompeticionin më prestigjioz europian për klube që prej dhjetorit 2022.

Tashmë, dëshira për hakmarrje dhe rikthim në nivelet më të larta duket se është e përbashkët.

Burimi: Bota Sot