Mbi 250 viktima dhe mijëra të lënduar/ BE-ja ndan 2 milionë euro për

0%

Bashkimi Evropian ka ndarë 2 milionë euro ndihmë për komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues që goditi Kolumbinë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se fondet do të përdoren për të mbështetur zonat më të goditura, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja.

“Ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, BE-ja po e mbështet Kolumbinë sa herë që është e mundur. Ne po vëmë në dispozicion dy milionë euro për të mbështetur komunitetet në zonat më të prekura”, tha von der Leyen në një postim në rrjetin social X.

Ndihma vjen pasi Kolumbia aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, duke i hapur rrugë koordinimit të mbështetjes evropiane sipas nevojave të identifikuara në terren. BE-ja pritet të përshtatë ndihmën në bazë të kërkesave të autoriteteve kolumbiane dhe situatës së krijuar pas tërmetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot