Riaktivizohet zjarri në Halil të Krujës, ndërhyrje nga toka dhe ajri

0%

Riaktivizohet sërish zjarri në Bojë, në fshatin Halil të Krujës. Forcat zjarrfikëse kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve si nga toka, ashtu edhe nga ajri, me qëllim mbajtjen e zjarrit sa më larg banesave të fshatit. Situata po monitorohet në vijimësi, ndërsa forcat në terren po punojnë për izolimin e vatrës. Si dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.

Burimi: Bota Sot