Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar rikthimin e rendit kushtetues në vend dhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, duke i bërë thirrje kryesuesit të seancës, Avni Deharit, që ta hapë dhe ta vazhdojë procesin e konstituimit të legjislativit.
Në një reagim publik, PDK-ja ka theksuar se përgjegjësia e kryesuesit të seancës konstituive është e përcaktuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit. “ Z.
Dehari, ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive, sipas moshës, është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit”, t huhet në reagimin e PDK-së. Sipas kësaj partie, detyra e kryesuesit është të mundësojë zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e plotë të Kuvendit.
PDK-ja ka vlerësuar gjithashtu se vendimmarrja për vazhdimin e procesit nuk duhet të bazohet në vlerësime apo konsiderata politike. “Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendi t”, thuhet në deklaratë.
Partia Demokratike e Kosovës e ka përmbyllur reagimin me një thirrje të drejtpërdrejtë për hapjen e Kuvendit: “Reflektoni – HAPENI KUVENDIN!”.
