Dehari refuzon ta ftojë seancën konstituive, PDK-ja i thotë se

0%

Shpërndaje në: Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, deputeti më i moshuar, Avni Dehari, e ka bërë të qartë edhe të mërkurën refuzimin që të ftojë vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së 11-të, pa marrëveshje politike paraprakisht.

E ndaj kësaj ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës që është mbledhur në Kuvend dhe i ka thënë Deharit se ai nuk e ka në kompetencë që të vendosë se kur duhet të vazhdojë konstituimi. Në një shkrim në Facebook, deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se në të kaluarën partitë nuk e kishin problematizuar çështjen e tejkalimit të afatit kushtetues prej 30-ditësh për konstituim.

Ai ka përsëritur se pa marrëveshje politike mes partive për çështjen e presidentit, seancat do të ishin “shterpe”. Sipas tij, në të kaluarën ka qenë vetë kërkesë e opozitës që marrëveshja politike të bëhet para formimit të institucioneve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ne edhe mund të thërrasim seanca shterpë të cilat vetëm sa i irritojnë qytetarët, mirëpo përvoja nga dy legjislaturat e kaluara na ka mësuar që e vetmja mënyrë për institucione stabile dhe për të evituar zgjedhjet, është përmes një marrëveshjeje politike në mes të partive parlamentare.

Momentin e parë që kemi sinjale për marrëveshje politike që siguron formimin e të gjitha institucioneve dhe evitimin e zgjedhjeve, ashtu siç e ka kërkuar edhe vetë Gjykata Kushtetuese në aktgjykimet e vitit të kaluar, pra që palët të merren vesh në vend se të ketë tentativa pa rezultat, thirrja e vazhdimit të seancës konstituive bëhet formalitet ceremonial”, ka shkruar Dehari.

E ndaj kësaj ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës që ka mbledhur deputetët në Kuvend sot. Në një reagim në Facebook, PDK-ja ka bërë thirrje për reflektim nga Dehari, të cilit i ka thënë se roli i tij si kryesues për shkak të moshës nuk ia jep kompetencën që të vendosë nëse dhe kur duhet të ketë konstituim.

“PDK është në Kuvend dhe kërkon me vendosmëri rikthimin e rendit kushtetues në vend. Reflektoni – HAPENI KUVENDIN! Z. Dehari, ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive, sipas moshës, është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit.

Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit. Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit”, shkruhet në reagimin e PDK-së. Të premten ka përfunduar afati 30-ditor për konstituim.

Megjithatë, vazhdimi i seancës së nisur të enjten u mbajt të shtunën. Por edhe në këtë seancë, kryetari i subjektit më të madh politik, Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, kërkoi më shumë kohë për të negociuar me partitë tjera për çështjen e presidentit. Pas kësaj, ai u bë cak i hedhjeve me vezë nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj. PDK-ja ka refuzuar takimet me Kurtin.

Njësoj ka vepruar edhe Aleanca. Edhe Arbëri 19 gus 2025 Cakolli: Pa marrëveshje politike, seanca e nesërme do të jetë si të tjerat I vetmi “partner” potencial deri tash është Lidhja Demokratike me të cilën ka pasur katër takime, por se të dyja palët kanë vlerësuar se janë larg marrëveshjes. Vetëvendosje e vetme me partitë pakicë i ka numrat në Kuvend për konstituim dhe formimin e Qeverisë.

Megjithatë, Kurti ka deklaruar se pa u zgjidhur çështja e presidentit – që kërkon 80 deputetë në sallë në dy rundet e votimit – atëherë “pashmangshëm shkohet në zgjedhje”. Vetëvendosje i ka 53 deputetë, ndërsa LDK-ja 18.

Burimi: Koha