PDK i bën presion Deharit: Hape Kuvendin dhe vazhdo seancën

0%

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, duke i bërë thirrje kryesuesit të seancës, Avni Deharit, që të mundësojë rifillimin e procesit të konstituimit të legjislativit.

Përmes një deklarate të publikuar në Facebook, PDK-ja ka kërkuar “rikthimin e rendit kushtetues në vend”, duke theksuar se Kuvendi duhet të vazhdojë punën për përmbushjen e obligimeve kushtetuese. “Reflektoni – hapeni Kuvendin!”, thuhet në mesazhin e PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës ka theksuar se përgjegjësia e kryesuesit është që të mundësojë vazhdimin e seancës deri në përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit. “Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit”, thuhet në deklaratë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

PDK-ja ka vlerësuar se kryesuesi i seancës nuk mund të vendosë për vazhdimin e procesit të konstituimit duke u bazuar në vlerësime apo konsiderata politike. “Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit”, thuhet më tej në deklaratën e këtij subjekti politik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com