Komuna ‘ia gjuan’ fajin KRU Hidroregjionit Jugor për mungesë të ujit

0%

Komuna e Dragashit ka reaguar pas protestës së qytetarëve për mungesën dhe ndërprerjet e furnizimit me ujë, duke shprehur mirëkuptim për shqetësimet e banorëve dhe duke kërkuar bashkëpunim ndërmjet institucioneve për zgjidhjen e situatës.

Përmes një njoftimi, Komuna ka bërë të ditur se kryetari Bexhet Xheladini, së bashku me stafin e Kabinetit, ka dalë para objektit të Komunës për të dëgjuar kërkesat e qytetarëve që morën pjesë në protestë.

“Komuna e Dragashit shpreh mirëkuptimin e plotë ndaj shqetësimit të banorëve të qytetit të Dragashit lidhur me vështirësitë dhe ndërprerjet e furnizimit me ujë gjatë ditëve të fundit”, thuhet në reagim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dragashi pa ujë, nesër protestë para Komunës – nga Hidroregjioni Jugor tregojnë pse nuk ka furnizim të mjaftueshëm Sipas Komunës, Xheladini ka shprehur gatishmërinë e institucionit që të kontribuojë në zgjidhjen e problemit. “Sot, kryetari i Komunës, z.

Bexhet Xheladini, së bashku me stafin e Kabinetit, doli para objektit të Komunës për të dëgjuar nga afër kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve, duke përcjellë gatishmërinë e Komunës për të kontribuuar në zgjidhjen e kësaj situate”, thuhet në njoftim. Komuna ka theksuar se furnizimi i rregullt me ujë është nevojë themelore dhe kërkon angazhim të përbashkët të institucioneve përgjegjëse.

“Furnizimi i rregullt me ujë është një nevojë themelore e qytetarëve dhe kërkon angazhim, bashkëpunim dhe koordinim të të gjitha institucioneve përgjegjëse”, thuhet më tej.

Sot protesta në Dragash për mungesën e ujit Komuna: Përgjegjës për furnizimin është Hidroregjioni Në reagim, Komuna e Dragashit ka sqaruar se përgjegjësia për menaxhimin dhe furnizimin me ujë të qytetit të Dragashit i takon KRU “Hidroregjioni Jugor”, përkatësisht Njësisë Operative në Dragash.

“Ju rikujtojmë se përgjegjëse për menaxhimin dhe furnizimin me ujë për qytezën e Dragashit është KRU Hidroregjioni, përkatësisht Njësia Operative në Dragash”, thuhet në reagim. Sipas Komunës, kjo përgjegjësi përfshin menaxhimin e sistemit të furnizimit, mirëmbajtjen e rrjetit dhe marrjen e masave për sigurimin e furnizimit të rregullt dhe të qëndrueshëm me ujë për qytetarët.

“Kjo përgjegjësi përfshin menaxhimin e sistemit të furnizimit, mirëmbajtjen e rrjetit dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme për sigurimin e furnizimit të rregullt dhe të qëndrueshëm me ujë për qytetarët e qytezës së Dragashit dhe fshatit Pllavë”, thuhet në njoftim.

Ndërpritet protesta për ujin në Dragash pas premtimit për furnizim pa reduktime Komuna ka bërë thirrje për dialog dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të shpejtë dhe afatgjatë.

“Për këtë arsye, bëjmë thirrje për dialog dhe bashkëpunim konstruktiv, me qëllim që së bashku të gjendet një zgjidhje e shpejtë dhe e qëndrueshme për këtë problem”, thuhet në reagim. Komuna ka deklaruar se do të angazhohet brenda kompetencave të saj për normalizimin e furnizimit me ujë.

“Komuna e Dragashit mbetet e përkushtuar dhe e gatshme të angazhohet, brenda kompetencave të saj, në çdo përpjekje që çon drejt normalizimit të furnizimit me ujë dhe në interes të qytetarëve”, thuhet në njoftim. Në fund, Komuna ka falënderuar Policinë e Kosovës për menaxhimin e protestës.

“Komuna e Dragashit falënderon Policinë e Kosovës për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar në menaxhimin e kësaj proteste, duke dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit, komunikimit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve”, thuhet në reagim. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi