Në Kuvendin e Republikës së Kosovës sot mbahet dita e tretë e aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, i cili u kushtohet bashkatdhetarëve që gjatë periudhës së verës qëndrojnë në Kosovë.
Aktiviteti organizohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe synon të afrojë mërgatën me institucionet e vendit, duke krijuar mundësi për informim, bashkëbisedim dhe njohje më të drejtpërdrejtë me punën e Kuvendit. Në kuadër të ditës së tretë, bashkatdhetarët do të kenë mundësi të vizitojnë ambientet e Kuvendit dhe të njihen më nga afër me funksionimin dhe rolin e këtij institucioni.
Aktiviteti zhvillohet në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë, duke filluar nga ora .
