Lista Serbe ka pretenduar se pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë përdorur forcë ndaj një qytetari serb në fshatin Dren të Zubin Potokut, duke thënë se policët dyshohet se e kanë goditur atë brenda shtëpisë së tij.
Për këtë rast, në një përgjigje për Gazetën Sinjali , zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se Policia nuk ka njohuri për përdorim të forcës në këtë fshat. “Policia e Kosovës nuk ka njohuri për përdorim të forcës në fshatin Dren, komuna Zubin Potok.
Sidoqoftë, duke e marrë parasysh natyrën e rastit, IPK do të informohet dhe ata do ta hetojnë rastin”, ka deklaruar Elshani. Pretendimet e Listës Serbe janë bërë gjatë ditës së sotme, ndërsa sipas tyre, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë hyrë në shtëpinë e një qytetari serb dhe pas kontrollit dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Elshani ka bërë të ditur se, për shkak të natyrës së pretendimeve, për rastin do të informohet edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), i cili pritet ta hetojë atë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
