Talenti i madh portugez lojtar i AS Roma

0%

Roma ka ndryshuar formulën e ofertës për Rodrigo Mora dhe është gjithnjë e më pranë marrëveshjes me Porton. Sipas raportimeve të fundit të afërta me klubin italian Roma, klubet po negociojnë për transferimin e talentit portugez dhe tashmë palët janë afruar ndjeshëm me një marrëveshje.

Formula e re parashikon huazim me pagesë prej 7-8 milionë eurosh, ndërsa Roma do të ketë një të drejtë blerjeje prej 42-43 milionë eurosh. Megjithatë, kjo klauzolë mund të shndërrohet në detyrim blerjeje, nëse plotësohen disa kushte të përcaktuara në marrëveshje.

Kushtet lidhen kryesisht me kualifikimin e Romës në Champions League dhe disa objektiva personalë që Rodrigo Mora mund të arrijë gjatë sezonit. Kjo është në fakt një rikthim te formula e parë e propozuar nga Roma, por me një ndryshim të rëndësishëm: Porto do të ketë mundësinë që shitja të bëhet e detyrueshme nëse plotësohen kushtet e paracaktuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Marrëveshja mes Romës dhe Portos është gjithnjë e më pranë mbylljes.

Burimi: Bota Sot