Lamine Yamal po feston sonte, më 11 gusht, ditëlindjen e tij, edhe pse ai ka lindur më 13 korrik, pasi ajo datë e gjeti atë në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Kupën e Botës. Yamal ka kaluar një verë perfekte. Vetëm pak ditë pasi festoi 19-vjetorin më 13 korrik, ai ngriti trofeun e Kupës së Botës me kombëtaren e Spanjës, vetëm dy vite pasi kishte fituar edhe Kampionatin Evropian.
Pas disa ditësh pushimi në Kolumbi, ylli i Barcelonës po e feston ditëlindjen sot, të martën. Sipas gazetës “El Español”, festa e Lamine Yamal do të zhvillohet në “Mas de Sant Lly”, një rezidencë gjigante në periferi të Barcelonës, në Vilanova del Vallès, e cila zakonisht përdoret për organizimin e dasmave.
Në festë priten më shumë se 100 të ftuar, mes tyre edhe një numër i madh i bashkëlojtarëve të tij. 12 muaj më parë, Yamal festoi 18-vjetorin në një mënyrë spektakolare. Mbi 200 të ftuar morën pjesë në atë mbrëmje, mes tyre edhe ish e dashura e tij Nikki Nicole, si dhe dyshja e Barcelonës, Robert Lewandowski dhe Gavi. Tema e festës ishte një atmosferë gangsterësh.
Yamal do t’i bashkohet nesër sërish shokëve të skuadrës, si një prej lojtarëve që arritën deri në finalen e Kupës së Botës. Në të njëjtën ditë pritet të rikthehen edhe Pau Cubarsí, Pedri, Dani Olmo dhe Ferran Torres.
