“Rama jepe dorëheqjen” – Mbyllet protesta e 73-të kundër qeverisë,

0%

Të vendosur për largimin e kryeministrit Edi Rama, protestuesit u mblodhën sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara godinës së Kryeministrisë në ditën e 73-të të revoltës së tyre kundër qeverisë.

Ata u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas vijuan drejt Kryeministrisë, kur mbajtën disa fjalime, përmes të cilave artikuluan problemet me të cilat përballen si dhe keqqeverisjen. Krahas dorëheqjes, ata kërkuan serish arrestimin e kryeministrit dhe vënien e tij përpara drejtësisë.

Kërkuan edhe arrestimin e ish vartëses së tij Belinda Balluku, ish zv kryeministrja tashmë e vënë nën akuzë nga SPAK, por edhe të liderit të PD-së, Sali Berisha, të cilët e akuzojnë se bashkëpunon me Edi Ramën për interesa të tyre personale. Ata paralajmëruan pjesëmarrje të lartë në shtator, duke thënë se me vendosshmërinë e tyre, qeveria do të bëjë gati ‘valixhet’ e do të largohet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot