Pas fjalimeve që mbajtën përpara Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin nëpër rrugët e Tiranës. Qytetarët brohorasin thirrjet në kor duke dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, arrestimin e tij, të ish vartëses së tij Belinda Balluku, por edhe të liderit të opozitës, Sali Berisha, të cilin e akuzojnë si të shitur.
Qytetarët kërkojnë edhe vënien para drejtësisë së kryeministrit, teksa përmendin një sërë skandalesh që e kanë prekur qeverinë e tij. Kujtojmë që sot u mbajt protesta e 73-të kundër qeverisë, ndërsa protestuesit bëjnë thirrje për më shumë pjesëmarrje në shtator.
