Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar edhe pasi që ka kaluar afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, madje është tejkaluar edhe afati 48-orësh që është i përcaktuar me Rregullore të Kuvendit se sa është maksimumi i lejuar i ndërprerjes së saj.
Gjatë ditës (), deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës e Aleanca kanë dhënë qëndrimet e tyre sa i përket këtyre zhvillimeve. Avni Dehari nga LVV, i cili udhëheq seancën konstituive, tha se seancat nuk kanë kuptim të mbahen përderisa nuk japin rezultate. “Ne e dimë që me 28 dhjetor u mbajtën 57 seanca edhe nuk sollën kurrgjë të re.
Çfarë kuptimi do kishte të mbahen seanca edhe vazhdimisht të mos kemi rezultate. Nuk është puna që nuk respektohen [afatet], por dëmi kështu është më i madh. Vetëm për formalitet nëse mbahen seancat njëra pas tjetrës ku është rezultati? Kush është i interesuar që nëse s’ka rezultate të mbahen seanca vetëm për kot?” – u shpreh Dehari.
Mimoza Kusari-Lila, deputete e zgjedhur në kuadër të koalicionit të LVV-së me Guxo, Alternativën e PSHDK-në, ka thënë se moskonstituimi i institucioneve është brengë për qytetarët, bizneset e sigurinë e investimeve në vend. Megjithatë, ajo konsideron se nuk ka alternatië tjetër përpos dialogut politik e arritjes së një marrëveshjeje politike mes spektrit politik në vend.
“Po në bazë të përvojës së mëhershme, domethënë edhe në vitin e kaluar pas edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nuk ka qenë brenda 30 ditëve, ka qenë kur janë krijuar kushtet, unë besoj që nëse shikohet me fillimin e seancës, të paktën prej asaj dite në vazhdim mund të jenë 30 ditë, por prapë kjo është subjekt i interpretimeve edhe të drejtuesit të seancës edhe të organit kompetent, në këtë rast nëse ka dyshime Gjykata Kushtetuese, por më shumë se çfarë do të jetë tjetër, unë uroj që në një afat sa më të shkurtër kohor të rikthehet fryma e dialogimit dhe diskutimit e dakordimit politik për organet e vendit.”- ka deklaruar ajo.
Mërgim Lushtaku, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, në anën tjetër, ka thënë se si parti kundërshtojnë tejkalimin e afateve. Ai deklaroi se mbështet ndonjë protestë apo demonstratë që e kundërshton veprimet e tilla, derisa se a mundet që PDK të organziojë protestë, Lushtaku e la si mundësi të hapur. “Çdo protestë e mbështesim, sepse me të vërtetë çka u bë, boll u bë më.
Dhe besoj që nuk duhet të të teprohet më, sepse qytetarët mbi të gjitha presin adresë që merret me kërkesat e tyre që t’i zgjidhin problemet e përditshme”- tha ai. Albana Bytyqi e Aleancës konsideron se Albin Kurti dhe LVV po tentojnë të blejnë kohë në mënyrë që të shkohet në zgjedhje gjatë muajit dhjetor 2026. Si rrugë të vetme të mbetur ajo konsideron se është “dalja në rrugë”.
“Jemi duke diskutuar si parti, por edhe parti të tjera, kështu që po e shohim tash e tutje se si do të veprojmë.”- tha ajo. Për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Bytyqi tha se në bashkëpunim me partitë e tjera mund t’i drejtohen edhe asaj. “Po kërkojnë vetëm afat kohor me ble për me mujtë me çu vendin në zgjedhje në dhjetor.
Kjo është arsyeja kryesore pse po kërkon Kurti me çu në Gjykates Kushtetuese partitë opozitare këtë pjesë”- deklaroi Bytyqi.
Ilir Kërqeli i LVV-së, i cili ishte pjesë e kabinetit të kryetarit të Kuvendit kur në vitin 2022 u miratua Rregullorja e punës së Kuvendit e cila e cakton afatin 48-orësh për ndërprerjen maksimale të seancës konstituive, ka thënë se sipas tij nuk mund të thirret një seancë pa u dakorduar për një marrëveshje për të tri pozitat kryesore të shtetit (president, kryekuvendar e kryeministër).
“Kur është miratuar Rregullorja e re natyrisht se nuk janë paraparë sfidat e tilla institucionale të cilat po ndodhin edhe sot, po edhe gjatë vitit 2025”- tha ai. Ai konsideron se do ishte mirë që të kishte një interpretim nga Gjykata Kushtetuese sa i përket afatit 48-orësh të ndërprerjes së seancës konstituive. Madje ai u shpreh i hapur që edhe vetë t’i drejtohet Kushtetueses.
“Nuk e kemi diskutuar deri tani. Unë mendoj se nëse ka një iniciativë të tillë, pse jo.”- tha ai. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka filluar më . Sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese që thot se kjo seancë duhet të përfundojë 30 ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, afati i fundit i binte më .
Akoma nuk ka përfunduar seanca konstituive, një vazhdim i saj ishte mbajtur më derisa më pas nuk është thirrur vazhdim tjetër.
