Hyrje jo e zakonshme: Nusja shkon në dasmë mbi lopën e saj të

0%

Një dasmë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen në Somerset, ku një fermere 37-vjeçare ka zgjedhur të mbërrijë në ceremoninë e martesës duke kalëruar mbi lopën e saj të preferuar. Victoria Lee shkoi drejt kishës mbi lopën e quajtur “White Chocolate Button”, për të cilën thotë se është pothuajse shoqja e saj më e mirë.

Lee, e cila është rritur në një fermë familjare në Dorset, ka treguar se kishte filluar të kalëronte lopë që në fëmijëri, pasi familja nuk i lejonte të mbante poni. “U rrita në fermën e familjes në Dorset dhe nuk na lejohej të kishim poni, kështu që fillova të kalëroja lopë. Mendova: pse të mos e trajnoj White Chocolate Button që të më çojë në kishë?”, ka rrëfyer ajo.

Nusja kishte provuar të trajnonte edhe një lopë tjetër, të quajtur Basil, por kjo e fundit nuk e kishte pranuar idenë dhe madje kishte tentuar ta rrëzonte. Ditën e dasmës, Lee fillimisht u transportua drejt fshatit me traktor, ndërsa pjesën e fundit deri te kisha e përshkoi mbi lopën e saj, e shoqëruar nga shoqërueset e nuses.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas ceremonisë, dhëndri dhe shoqëruesit e tij krijuan një “gardë nderi” me mjete bujqësore jashtë kishës. Por veçantia nuk përfundoi aty. Menjëherë pas ceremonisë, çifti u kthye në fermë për t’i mjelë lopët, ndërsa të ftuarit pritën rreth dy orë para se të sapomartuarit t’i bashkoheshin festës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com