Policët praktikantë shkelin kushtetutën gjatë betimit, nuk e thonë

0%

Ka përfunduar një tjetër sesion trajnimi për policët e rinj praktikantë, të cilët edhe e kanë dhënë betimin për punën e tyre. Gjatë betimit solemn, policët e rinj e shkelën kushtetutën duke mos e përmendur emrin kushtetues të shtetit, Maqedonia e Veriut.

“Betohemi se do të respektojmë ligjet dhe kushtetutën e Maqedonisë, si dhe standardet dhe etikën e policisë”, dëgjohen duke thënë njëzëri policët e rinj. Pamjet nga ky betim i policëve të rinj janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe janë komentuar me të madhe. Deri në këto momente nuk ka reagim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndryshe, muajin e kaluar në Akademinë Policore në Idrizovë në mënyrë solemne u promovuan 496 zyrtarë të rinj policorë nga gjenerata 2025-2026. *Foto: Arkiv

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi