Shpërthen tubi i gazit të një mjeti lundrues në Velipojë, 39-vjeçari

0%

Një ngjarje aksidentale është regjistruar pasditen e kësaj të martë në zonën e Velipojës, ku një 39-vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e shpërthimit të tubit të gazit të një mjeti lundrues. Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja ka regjistruar rreth orës , në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë. 39-vjeçari i identifikuar me iniciale E.

N. mësohet se ishte duke zbritur një mjet lundrues në pronësi të tij nga karroceria e automjetit transportues. Gjatë këtij procesi, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht tubi i gazit të mjetit lundrues. Si pasojë e shpërthimit, 39-vjeçari ka pësuar djegie në trup. Ai fillimisht është dërguar për të marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Për shkak të plagëve të marra dhe nevojës për ndërhyrje më të specializuar, ai u transportua drejt spitalit të Traumës. “Velipojë/Informacion paraprak. Rreth orës , në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë, dyshohet se, gjatë zbritjes nga karroceria e një mjeti lundrues në pronësi të tij, shtetasit E.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

N., 39 vjeç, i ka shpërthyer aksidentalisht tubi i gazit të këtij mjeti lundrues. Si pasojë, 39-vjeçari ka pësuar djegie në trup. Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Shkodër, ai po transportohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” , njofton policia.

Burimi: Bota Sot