Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë me pisha në fshatin Breznicë të Bujanocit, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi dhe po i afrohen zonave të banuara. Sipas raportimeve, situata paraqitet e rënduar, pasi zjarri ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe po vazhdon të zgjerohet.
Për shkak të rrezikut, rreth 700 banorë raportohet se kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në rrugë. Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar, ndërsa situata po vazhdon të monitorohet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
