“Nuk mund të thuash jo”, Yan Diomande zbulon pse zgjodhi Real Madridin

0%

Yan Diomande ka pranuar se tashmë po e ndien presionin e madh që vjen me të luajturit për Real Madridin, duke theksuar se është “më e vështirë” të përmbushësh kërkesat kur në gjoks ke stemën e 15 herë kampionit të Evropës. 19-vjeçari iu bashkua Real Madridit pas një sezoni të shkëlqyer te RB Leipzig, në një transferim fillestar prej 125 milionë eurosh.

Marrëveshja përfshin edhe 15 milionë euro të tjera në formë bonusesh, që do ta bënin Diomanden lojtarin më të shtrenjtë në historinë e klubit. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka nënshkruar kontratë shtatëvjeçare me klubin madrilen dhe pritet t’i bashkohet një reparti ofensiv ku tashmë janë Vinicius Junior, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham.

Diomande tashmë është duke u stërvitur me bashkëlojtarët e rinj dhe ka dhënë intervistën e parë pas transferimit në Santiago Bernabeu. “Jam krenar dhe i lumtur sepse kjo ishte ëndrra ime. Kur isha fëmijë, doja të luaja për klubet më të mëdha në botë. Jam mirënjohës që jam këtu dhe jam shumë i lumtur e krenar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dua që familja ime të jetë krenare për mua”, deklaroi Diomande për Real Madrid TV. “Ky është klubi më i madh në botë dhe të gjithë duan të vijnë këtu. Jam mirënjohës që jam këtu dhe dua ta ndaj lumturinë time me të gjithë. Dua të jem pjesë e sukseseve të ekipit”.

I pyetur për presionin dhe kërkesat që vijnë me të qenit futbollist i Real Madridit, ai pranoi se niveli është krejtësisht tjetër. “Është ndryshe. Është më e vështirë. Është normale sepse ky është klubi më i madh. Duhet të punosh më shumë se te klubet e tjera për të qenë më i miri në botë. Dhe kjo është ajo që po përpiqem të bëj”.

Diomande ishte kërkuar gjatë verës edhe nga Paris Saint-Germain dhe Liverpooli, por në fund Real Madridi arriti të sigurojë shërbimet e tij. Vendimi për të zgjedhur Santiago Bernabeun duket se ishte i lehtë për reprezentuesin e Bregut të Fildishtë, veçanërisht pas një bisede me trajnerin Jose Mourinho.

“Dua ta falënderoj trajnerin, sepse kemi pasur një bisedë më herët dhe jam këtu falë tij dhe klubit, natyrisht. Jam i lumtur. Faleminderit për këtë transferim dhe faleminderit klubit dhe trajnerit që besuan tek unë. “Kur të thërret Real Madridi, nuk mund të thuash jo. Është kaq e thjeshtë”. Diomande foli edhe për objektivat e tij në aventurën e re me fanellën e bardhë.

“Dua të kem shumë suksese me klubin dhe ta ndihmoj ekipin të fitojë gjithçka. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe shpresoj të jem shumë i suksesshëm me ekipin. Hala Madrid!”./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi