Maqedonci nderon me Medaljen për Shërbim të Shquar senatoren

0%

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur të martën në takim senatoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joni Ernst, e cila po qëndron në Kosovë së bashku me delegacionin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, të kryesuar nga gjeneral Stephen Osborn.

Gjatë takimit është diskutuar për partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, me theks të veçantë në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin dhe kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe për mbështetjen ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Maqedonci e ka nderuar senatoren Ernst me Medaljen për Shërbim të Shquar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në takim është vlerësuar rëndësia e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s për zhvillimin dhe fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës. Ministri Maqedonci ka theksuar se Kosova i çmon miqtë dhe partnerët që kanë qëndruar pranë saj dhe kanë dhënë kontribut në forcimin e shtetit dhe sigurisë së vendit.

Ai ka nënvizuar se miqësia dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës. Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s në fushën e mbrojtjes është pjesë e një partneriteti afatgjatë, i cili synon forcimin e kapaciteteve dhe ngritjen e mëtejshme të profesionalizmit të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Burimi: Telegrafi