Kampioni i Kosovës, Drita, të enjten mbrëma do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës nga San Marino, Tre Fiori, në kuadër të garës për kualifikim në Ligën e Konferencës. Gjilanasit dhe Tre Fiori do të përballen në ‘Fadil Vokrri’:. Drita ka një avantazh të madh pas ndeshjes së parë, të cilën e fituan me rezultat 4:1 në udhëtim.
Me këtë epërsi, Drita është në pozicion të favorshëm për të siguruar kalimin në ‘play-off-in e Ligës së Konferencës. Gjilanasit synojnë ta menaxhojë epërsinë e krijuar në ndeshjen e parë dhe të sigurojë kualifikimin në fazën tjetër të kësaj ligë evropiane, e treta për nga rëndësia në Evropë. Ndeshja Drita-Tre Fiori nis në orën .
