“Hajdutët në burg, jo në Evropë!” – Dita e 73-të e protestës,

0%

Ndërsa sot zhvillohet protesta e 73-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë përcjellë edhe këtë herë mesazhet e tyre përmes pankartave. Në fokus të protestuesve është bërë edhe roli i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), të cilës i kërkohet të veprojë ndaj zyrtarëve qeveritarë, të cilët protestuesit i akuzojnë për korrupsion dhe abuzim me zyrat e shtetit.

Përmes pankartave, qytetarët shprehen se ndëshkimi i zyrtarëve që, sipas tyre, kanë abuzuar me detyrën është i domosdoshëm, duke e lidhur këtë edhe me perspektivën evropiane të Shqipërisë. Pankarta nga protesta “73.

Heshtja nuk është zgjedhje”, “Zyrat e shtetit nuk janë shpella hajdutësh, SPAK drejtësi apo amnisti?”, “Hajdutët në burg, jo në Evropë”, “Me hajdutë në qeveri, s’ka BE për Shqipëri”, janë disa nga mesazhet e shkruara në pankartat e protestuesve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot