“Fokusi im i vetëm është fusha: po përqendrohem të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe seancë stërvitore. Për të shmangur çdo spekulim apo raportim të pavërtetë, ritheksoj se prej kohësh ia kam besuar menaxhimin e të gjitha çështjeve të mia ekskluzivisht familjes dhe avokatëve të mi. Askush tjetër nuk është i autorizuar të flasë në emrin tim.
Sytë te objektivat e radhës.” Me këtë postim në rrjetet sociale, sulmuesi i Milanit, Rafa Leao, theu heshtjen lidhur me zërat e merkatos që e kanë shoqëruar së fundmi.
Në veçanti, Galatasaray është i interesuar për lojtarin portugez, ndonëse ofertat e klubit turk nuk i kanë përmbushur kurrë kërkesat e kuqezinjve apo të vetë lojtarit – i cili vetëm pak kohë më parë kishte deklaruar se koha e tij në Milano kishte përfunduar.
