Shumë zhurmë, por asgjë! Rafael Leao vijon të jetë pjesë e Milanit dhe është aktualisht duke kryer stërvitje krahas shokëve të skuadrës, nën udhëheqjen e trajnerit Ruben Amorim.
Sulmuesi portugez është bërë subjekt i merkatos, sidomos nga Turqia ku ka patur interesime nga Fenerbahce dhe Galatasaray, por drejtuesit kuqezi nuk kanë lëvizur nga kërkesat e tyre dhe kërkojnë plot 50 milionë euro, pa përfshirë edhe pretendimet ekonomike të lojtarit. Mirëpo, disa fjalë të këtij të fundit mund të marrin një tjetër rrjedhë kuptimi.
Përmes një “Story” në Instagram, Leao shprehet se nuk ndihet i shpërqëndruar nga këto spekulime dhe se fokusi i tij mbetet “fusha” dhe mendja tek objektivat e ardhshëm me Milanin. REAGIMI: “Mendimi im i vetëm është fusha. Jam i përqëndruar te dhënia e maksimumit në çdo ndeshje dhe çdo stërvitje.
Vetëm për të shmangur çdo spekulim dhe lajm të pavërtetë, riktheksoj se prej kohësh ia kam besuar menaxhimin e të gjitha interesave të mia ekskluzivisht familjes dhe avokatëve të mi. Asnjë person tjetër nuk është i autorizuar të flasë në emrin tim. Mendjen te objektivat e ardhshëm.
