Shala arrin marrëveshjen me Vjosën

0%

Futbollisti Boiken Shala ka firmosur me klubin nga Shtimja, Vjosa. Shtimjanët synojnë rezultate sa më të mira në edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës. “KF Vjosa vazhdon të ndërtojë skuadrën për sezonin 2026/2027, duke sjellë në radhët e saj futbollistë të rinj dhe cilësorë!Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Boiken Shala është futbollisti më i ri që i bashkohet KF Vjosës.

Boikeni luan në repartin e mesfushës dhe dallohet për forcën fizike, shtatlartësinë, lojën e fortë në duele, teknikën dhe aftësinë për të krijuar raste për shënim. Prania e tij pritet t’i sjellë skuadrës më shumë stabilitet, energji dhe alternativa në të dyja fazat e lojës.

Besojmë se me punë, përkushtim dhe profesionalizëm, Boikeni do të japë maksimumin në fanellën e Vjosës dhe do të jetë një vlerë e rëndësishme për skuadrën tonë gjatë sezonit të ri” , ka njoftuar FC Vjosa.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot