Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, ne t’i japim votat tona nëse

0%

Shpërndaje në: Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka quajtur taktikë politike dhe kalkulim elektoral kërkesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për kohë për marrëveshje me partitë e tjera për formimin e institucioneve. Sipas Gashit, LVV-ja duhet të vazhdojë me konstituimin e Kuvendit e pastaj për presidentit të diskutohet më vonë.

Ai ka thënë se bllokimi aktual institucional nuk është çështje numrash, por zgjedhje e vetëdijshme politike e LVV-së për të fituar kohë që synimin, sipas tij, e ka në zgjedhje të reja. “A po kërkohet funksionalizimi i Republikës, apo po prodhohen kushtet për zgjedhje të reja dhe për një mandat edhe më të madh?” ka shkruar Gashi.

Gashi i ka bërë thirrje Kurtit që ta shtyjë përpara sa më shpejt konstituimin e Kuvendit, duke i thënë se nëse nuk i ka 62 votat e deklaruara, “ne t’i japim votat tona”. “I ke 62 vota? Konstituoje Kuvendin. Nëse nuk i ke, ne t’i japim votat tona. Kryetarin e Kuvendit propozoje kë të duash. I ke 62 vota? Formoje Qeverinë. Për Presidentin konsensual dhe jopartiak flasim kur të vijë ajo pikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por mos e mbaj Republikën peng për një kalkulim elektoral”. Ndërkohë që ka shtuar se edhe opozita duhet ta kuptojë momentin. Edhe Arbëri 11 shk 2026 Haxhiu kryeparlamentare, Kurti kryeministër “LDK duhet të jetë konstruktive, por jo naive. Nuk po e bllokon marrëveshjen për një emër të caktuar, që edhe e kishte në garë për President.

Të gjithë e dimë se një marrëveshje e tillë, në këto rrethana, nuk do të ndodhë. PDK po pret shtatorin, me shpresën për kthimin e tre liderëve nga Haga si të pafajshëm. Ky zhvillim mund ta ndryshojë ndjeshëm konfigurimin politik. AAK po zgjedh një përballje më të drejtpërdrejtë, edhe me mjete konfrontuese që dikur i përdorte Kurti.

Dhe duhet pranuar: kjo mënyrë politike Kurtit i ka dhënë rezultat. Por opozita nuk duhet ta kopjojë Kurtin. Duhet të ndërtojë një alternativë më të fortë se Kurti”, ka shkruar tutje ai.

Burimi: Koha