Mercedes-AMG zbulon SUV-in e ri elektrik, deri në 1,153 kuaj/fuqi

0%

Mercedes-AMG ka publikuar pamjet e para të SUV-it të ri elektrik, i cili pritet të jetë versioni crossover i modelit GT 4-Door. Kompania gjermane e ka prezantuar modelin përmes fotografive në rrjetet sociale, duke paralajmëruar performancë të lartë dhe elemente tipike të dizajnit AMG.

SUV-i i ri vjen me pjesë të përparme të gjerë, drita të ditës në formë ylli, parafango të theksuara dhe çati sportive. Pjesa e pasme ruan ngjashmëri me GT 4-Door, por do të ketë dizajn të veçantë të dritave. Brendësia pritet të jetë e ngjashme me atë të versionit sedan, me panel digjital 10.2-inç, ekran qendror 14-inç dhe një ekran të veçantë për pasagjerin.

Modeli pritet të pajiset edhe me ulëse sportive, timon me pjesën e poshtme të sheshtë, karikues pa kabllo dhe çati panoramike. Në versionin 53, SUV-i do të ketë dy motorë elektrikë me fuqi totale prej 536 kuaj/fuqi dhe 800 Nm çift rrotullues. Bateria prej rreth 106 kWh pritet të ofrojë autonomi deri në 809 kilometra sipas ciklit WLTP.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, versioni më i fuqishëm 63 pritet të vijë me tre motorë elektrikë, deri në 1,153 kuaj/fuqi dhe 2,000 Nm çift rrotullues. Ky version pritet të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale parashikohet të arrijë në 300 km/h. Mercedes-AMG pritet ta nxjerrë SUV-in e ri elektrik në shitje në fund të këtij viti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com