“Kush guxon, fiton”, mesazhe pozitive mes gjelbërimit të Gërmisë

0%

Në mesin e gjelbërimit të Parkut të Gërmisë në Prishtinë, aty ku natyra shoqëron çdo hap të qytetarëve, vizitorët këtë herë mund të hasin edhe në disa mesazhe të shkruara me dorë. Mes pemëve dhe shtigjeve të parkut janë vendosur disa pano me fjali të shkurtra, por me mesazhe të fuqishme.

“Disa shpirtëra binjakë vijnë të të mësojnë ta duash veten”, thuhet në një mesazh Një tjetër mesazh thotë se “Jo çdo derë e mbyllur është humbje”. Ndërsa një tjetër, vetëm me pak fjalë, përcjell një mesazh për këmbëngulje, duke shkruar se “Kush guxon, fiton”.

Në një hapësirë ku njerëzit vijnë për të pushuar, për të ecur apo për t’iu larguar për pak zhurmës së qytetit, këto mesazhe i japin Gërmisë edhe një tjetër dimension, atë të reflektimit dhe pozitivitetit. Megjithatë ende nuk dihet se kush i ka vendosur këto pano me këto mbishkrime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot