Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje

0%

Parlamenti i Libanit ka votuar për heqjen e dënimit me vdekje, duke e zëvendësuar atë me burgim të përjetshëm dhe punë të rëndë. Vendimi është miratuar nga shumica e Parlamentit me 128 anëtarë, ndërsa blloku parlamentar i Hezbollahut ka votuar kundër ndryshimit.

Me këtë vendim, Libani bëhet vendi i parë në botën arabe që heq dënimin me vdekje dhe e zëvendëson atë me burgim të përjetshëm dhe punë të rëndë. Ministri libanez i Drejtësisë, Adel Nassar, e ka cilësuar vendimin si një “hap historik” për vendin.

Heqja e dënimit me vdekje është mirëpritur edhe nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat prej vitesh kanë kërkuar formalizimin e moratoriumit mbi ekzekutimet dhe heqjen e plotë të këtij dënimi. Megjithatë, ende mbetet e paqartë se si do të zbatohet në praktikë dënimi me burgim të përjetshëm dhe punë të rëndë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Disa deputetë kanë ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e zbatimit të dispozitave të reja. Vendimi vjen në një periudhë kur në Liban po zhvillohen diskutime edhe për një ligj të debatueshëm për amnisti të përgjithshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com