Basketbollisti Meriton Ismajli ka arritur marrëveshjen me Vëllaznimin e Gjakovës. Lajmi bëhet i ditur nga KB Vëllaznimi. “KB Vëllaznimi ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e Meriton Ismajlit, i cili i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri. Me përvojë të konsiderueshme në elitën e basketbollit të Kosovës, Ismajli ka mbrojtur ngjyrat e Prishtinës, Pejës dhe Bashkimit së fundmi.
Lojtari prej vitesh është edhe pjesë e rregullt e Kosovës A. Tashmë, rrugëtimi vazhdon në Gjakovë, së bashku për kapituj të ri”, thuhet nga KB Vëllaznimi.
