Struga Trim Lum ndeshet me Vardarin, Shkëndija në Shkup

0%

Pritet me padurim java e tretë e elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut në futboll. Kryendeshja do të luhet mes Struga Trim Lum dhe kampionit në fuqi, Vardarit nga Shkupi. Ndeshja do të luhet të dielën. Shkëndija e Tetovës do ta presë Bregallnicën në FFM nën reflektorë. “Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në Strugë, ku skuadra vendase Struga TL do ta presë Vardarin.

Ndeshja do të luhet të dielën, më 16 gusht, në orën . Në orën , në kompleksin “Petar Milloshevski’ në Shkup, Shkëndija do ta presë Bregallnicën, në një ndeshje që do të zhvillohet në orët e mbrëmjes, nën reflektorë. Java do të hapet të premten, më , me përballjen Arsimi – Bashkimi, e cila do të nisë në orën .

Ndërsa të shtunën në program janë ndeshjet: Tikveshi – Shkëndija e Haraçinës e Sileksi – Skopje”, shkruan media maqedonase “Ekipa”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot