Sopa drejtor i ri sportiv i KV Skënderbeut

0%

Klubi i volejbollit Skënderbeu (meshkujt) nga Kraishta ka zgjedhur drejtorin e ri sportiv. Klubi nga komuna e Lipjanit ka ambicie të mëdha për edicionin e ri. Në radhë të parë, të jenë më të organizuar në çdo aspekt. “Në mbledhjen e kryesisë së klubit, të mbajtur dje, u zgjodh Fadil Sopa në pozitën e Drejtorit Sportiv të KV Skënderbeut.

Fadili ka qenë ndër donatorët dhe mbështetësit kryesorë të klubit ndër vite, duke dhënë një kontribut të madh në zhvillimin dhe sukseset e KV Skënderbeut. Ne, si staf i klubit, jemi jashtëzakonisht të lumtur për këtë bashkim forcash.

Besojmë se së bashku do të ndërtojmë një klub edhe më të fortë dhe më të organizuar, jo vetëm për KV Skënderbeun, por për gjithë sportin në Komunën e Lipjanit. KV Skënderbeu ka shkruar histori, por historia jonë nuk përfundon këtu – ajo do të vazhdojë të shkruhet! Sinqeriteti, përkushtimi dhe dashuria për klubin janë mbi të gjitha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Njerëz me zemër të madhe, siç është Fadil Sopa, janë një vlerë e madhe për klubin dhe një pasuri për sportin lipjanas:, thuhet nga klubi.

Burimi: Bota Sot