Edicioni i 16-të i Festivalit “Etno Fest” është mbyllur të hënën mbrëma, më , me ndarjen e çmimeve të festivali. Çmimet janë ndarë nga juria në përbërje të Bislim Muçajt, kryetar, Arta Arifit dhe Agron Gërgurit, anëtarë Çmimet u ndanë në disa kategori. Çmimin “Etnoperformanca më e mirë” e mori Flaka Goranci me koncertin “Echos of Origin”.
Çmimin “Etnoansambli më i mirë” shkoi për ansamblin “Vullkani i Istogut” nga Istogu. Çmimin “Instrumentisti më i mirë” e mori Blerim Grubi. Çmimin “Instrumentistja më e mirë” e mori pianistja Lule Elezi. Çmimi “Kostumografia më e mirë” iu dha ansamblit “Devolli” nga Korça, kurse “Koreografia më e mirë” shkoi për Gjergj Prevazin për shfaqjen “Void”.
Çmimin “Valltarja më e mirë” e mori Katerina Goga dhe Chiara Xoxi, kurse çmimin “Valltari më i mirë” e mori Vasjar Hysa me ansamblin “Afërdita” nga Belsh. Këngëtarja Arta Jashari mori çmimin “Këngëtarja më e mirë”, kurse Mustafë Ramaj e mori çmimin “Këngëtari më i mirë”.
Çmimi “Orkestra më e mirë” e mori ansambli “Dardanus” nga Tetova, çmimi “Koncerti artistik më i mirë” iu dha grupit “Tavera” nga Izrael. Çmimi “Shfaqja më e mirë” e mori shfaqja “Pylli”, produksion i Teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren, çmimin “Regjia më e mirë” e mori Ilir Bokshi, me shfaqjen “Pesë fytyrat e heshtjes”, produksion i teatrit “Migjeni” në Shkodër.
Çmimin “Aktori më i mirë” e mori Adrian Morina, për rolin e tij në shfaqjen “Pesë fytyrat e heshtjes”, kurse “Aktorja më e mirë” u shpall Hajat Toçilla, për rolin e saj në shfaqjen “Pylli”, ndërkaq çmimi për “Skenografinë më të mirë” iu dha Bekim Korçës, për shfaqjen “Pylli”. “Çmimi për Inovacion artistik” iu dha “Soloists of GOB” nga Bolonja e Itali.
Çmimi special i “Etno Fest”-it iu nda aktorit Armend Baloku me performancen “Lahuta e Malësisë”, kurse çmimi i karrierës iu dha aktorit Selman Jusufi. Organizatorët e “Etno Fest”-it kanë njoftuar se pas tetë ditësh të mbushura me art, muzikë, teatër, traditë, takime dhe kujtime të përbashkëta, Edicioni i XVI i “Etno Fest” përmbylli rrugëtimin e tij.
Si çdo gjëje tjetër, edhe këtij edicioni i erdhi fundi. Pas tetë ditësh të mbushura me art, muzikë, teatër, traditë, takime dhe kujtime të përbashkëta, Edicioni i XVI i Etno Fest përmbylli rrugëtimin e tij. “Por ajo që u krijua dhe u përjetua gjatë këtyre ditëve mbetet pjesë e kujtesës së festivalit dhe e secilit që ishte pjesë e tij”- thuhet në njoftimin e ‘Etn Fest’”-it, në Facebook.
“Kujtesa”, tema bosht e edicionit të sivjetëm Gjatë këtij edicioni të “Etno Fest”-it u prezantuan ekspozita, koncerte, valle e perfomanca etnomuzikore, shfaqje teatror, promovim librash e tryeza shkencore, që korresponduan me temën bosht të këtij edicioni, “Kujtesa”.
Në kuadër të edicion të këtij festivali u prezantua edhe mjeshtri i fyellit vlonjati Vendim Kapaj, i cili tashmë është bërë i njohur pasi pjesë të interpretuar nga ai me fyej u bën pjesë e muzikës së filmit “Odiseu” të regjisorit Kristofer Nolan. Kapaj interpretoi në skenën e “Etno Fest”-it pjesë të repertorit të tij me fyell dhe nga kolona zanore e filmit “Odiseu”.
Ndërkaq, Muzeu “Reporting House” u prezantua me dy instalacione, “Eksodi ‘99” dhe “Shkolla Shtëpia” në këtë festival, instalacione të cilat në mënyrë të ndryshme shpërfaqën rrëfime nga koha e rezistencës së viteve ’90-ta në Kosovë. Edicioni i 19-të i “Etno Fest”-it u hapë më 3 dhe zgjati deri më në fshatin Kukaj të Prishtinës.
